Vendet e mirëqenies dhe parasë nën protestat e fermerëve

9 months ago 21

Një realitet i trishtë që nuk ndjehet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera europiane, kryesisht aty ku gjendet edhe destinacioni i shumë shqiptarëve.

Indinjatat e fermerëve nuk kanë pyetur edhe për zhvillimin e shumëpërfolur të Gjermanisë, Greqisë, Belgjikës dhe së fundmi Italisë, vendeve që në sy të shqiptarëve janë jetesa e mirë dhe paraja, por realiteti siç duket tregon të kundërtën.

Të paktën 250 traktorë janë nisur drejt Romës, në shenjë proteste kundër rritjes së kostove dhe uljes së standardit të jetesës që kanë përfshirë vendin fqinj ashtu si pjesë të tjera të Europës.

Pika kulmore e valës së indinjatës ka pushtuar autostradën, që të çon drejt kryeqytetit, një vijë lidhëse e fortë e punës së fermerëve dhe jetesës së popullsisë, shkruan Living.

“Presim një përgjigje nga qeveria për këtë demonstratë. Të na përgjigjet ne këtu, personalisht. Sepse situata është kritike. Nuk mund te jemi skllevër brenda fermave tona. 20, 30, 40 vjet më parë u ndërtua Europa e popujve. Sot kemi Europën e grupeve të lobimit. Kështu që ta largojmë këtë lloj Europe dhe të kthejmë atë të parën, sepse tek ato besojmë ende, jo tek kjo aktualja. Nuk duhet të kishim mbërritur deri në këtë pikë”, tha fermeri Domenico Chiergi.

“Do të shkojmë në Romë të gjithë, e gjithë Italia bashkë. Bujqit e këtij vendi u zgjuan. Po ndodh diçka historike këtu sot: për të parën herë, fermerët janë të bashkuar nën një flamur të vetëm, atë Italian”, tha fermeri Felice Antonio Monfeli.

Disa prej protestuesve e kanë përshkruar këtë si “marshimi drejt Romës”, ndërsa njoftojnë një javë tjetër protestash që do të përfshijnë Lombardinë,  Campanian, Puglian e Sicilian.

Read Entire Article