“Vendimi i gjykatës s’ishte i drejtë”, dëshmitë e komshinjve për policin që u vetëvra në Durrës: Ishte njeri i…

7 months ago 35
Reklamë

Oficeri i policisë Arben Pjeçi u përcoll sot për në banesën e fundit në Durrës.

Ai u vetëvra në kushtet e depresionit pas një vendimi penal me 40 orë punë në komunitet, vendim që dje çoi në lirimin e tij nga detyra, pas një karriere 35-vjeçare në polici.

Fqinjët e tij kanë deklaruar për Top Channel, se Pjeçi ishte një njeri i mirë dhe kishte një karrierë 35-vjeçare në polici dhe nuk e meritonte këtë fund. Sipas njërit prej komshinjve, vendimi i gjykatës ishte “jo i drejtë” sepse ishte vetëm një konflikt momenti për një vend parkimi.

“Ka qenë i mirë, por motivin nuk e dimë. Për ne ka qenë shumë i mirë. Ka 35 vite që punon në polici”.

“Ne jemi komshinj për shumë vite. Ka qenë një njeri shumë i mirë. Nuk kemi qenë në dijeni për konfliktin që ka pasur me fqinjin”.

“Ishte një njeri i mirë, korrekt. Vendimi i gjykatës nuk ishte shumë i drejtë, 35-vite për një konflikt. Ata mund të merreshin vesh me njëri-tjetrin, ata nuk u vranë e u prenë, moment ka qenë, punë parkimi. Unë kisha bërë muhabet me të, nuk e përballoi dot. 35 vite punë për çfarë? Ai nuk abuzoi, nuk u korruptua”, ishin disa nga deklaratat e fqinjëve.

Top Channel

Read Entire Article