Bomberi Armando Sadiku është shndërruar në yllin e futbollit në Indi.
Ylli shqiptar ka shënuar dopietë në finalen e Trofeut Memorial Bhausaheb Bandodkar, ku skuadra e tij e re Goa fitoi me penallti ndaj Odisha FC, pas barazimit në kohën e rregullt me rezultatin 3-3, ku dy golat i shënoi Sadiku.
Sadiku arriti të shënonte plot 6 gola në 5 ndeshje të zhvilluara.
Për sa i përket gjuajtjeve të penalltive, Sadiku u tregua i saktë duke realizuar edhe nga pika e bardhë e 11-metrave