VIDEO/ Baçi “mikpret” Salianjin në burgun e Fierit: Do të jemi në dispozicion të tij, çfarë i tha Rama në Kuvend

1 month ago 23

Deputeti i PD Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit  ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar të vendosur nga Gjykata e Apelit një ditë më parë për kallëzim të rremë.

Ndërkohë para ambienteve të burgut të Fierit ndodhet dhe deputeti tjetër i PD, Luan Baçi.

Në një prononcim për mediat Baçi tha se meqënëse Salianji do ta vuajë dënimin në Fier do të ketë në dispozicion të gjithë strukturat.

Në burgun e Fierit vjen një kolegu im, i dënuar politikisht. Do të jemi pranë tij dhe në krah të tij. Strukturat e Fierit do të jenë në dispozicion të tij. është detyrimi ynë meqënëse institucioni i dënimit të Salianjit është në Fier. Kushdo nga ne mund të ishte në vend të Salianjit. Ai përveçse bëri një denoncim të saktë, të kthjellët që u vërtetua katërcipërisht, pasi ai denoncoi vëllain e zoti Xhafaj, i cili iku në Itali të vuajë dënimin. Është dënim politik, patjetër që unë do të jem këtu në mbështetje të zotit Salianji”, tha Baçi.

I pyetur se ku do të akomodohet Salianji, Baçi tha se pret informacion nga strukturat drejtuese.

Nuk kam asnjë lloj informacioni, kam bërë një kërkesë për mënyrën se si do të akomodohet, nuk kam asnjë lloj informacioni. Do të vazhdoj të qendroj këtu”, u shpreh Baçi.

Ndërkohë ai e konsideroi dënimin e tij politik dhe të paralajmërur nga Rama, duke shtuar se kryeministri e dinte vendimin e gjykatës kohë më parë.

Zoti Rama vërtetoi katërcipërisht që është autori kryesor për të futur Ramën në burg. Unë kam qenë afër me zotin Salianji në Kuvend kur Rama i tha akoma s’ke ikur në burg ti. Rama e dinte çfarë do ndodhte, pro duhet të harrojë se do të ndalojë opozitën me goditje”, përfundoi Baçi.

Read Entire Article