Video e emigrantëve që ‘rrahin’ policët në qendër të New York shton zemërimin publik me zyrtarët (fotot)

9 months ago 19

Një video e fundit që tregon një grup emigrantësh që godasin me shkelma policët në sheshin Times Square ka shtuar zemërimin publik në SHBA për politikat e emigracionit.

Në pamjet e 27 janarit jashtë një qendre për të pastrehë në Manhattan, shihen disa burra që godasin oficerët e policisë duke tentuar t’u merrnin një person që ata po mbanin përtokë.

Policia thotë se ka arrestuar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe pret së shpejti të ngrejë akuzat.


Askush nuk u lëndua në incident por rrahja e oficerëve ka shkaktuar zemërim të gjerë publik ndaj prokurorëve dhe sistemit të drejtësisë që shpesh detyrohen të mos ngrejnë akuza ndaj krimeve të emigrantëve.

Në një video publike shihej së fundmi kryebashkiaku Eric Adams që bashkë me policinë bastisnin një apartament në lidhje me krime të emigrantëve, ku një oficer dëgjohet të thotë  “emigrantët po sulmojnë njerëzit e dobët në rrugët e New York”.

Në lidhje me valën e raportuar të krimeve, policia e zyrtarët thonë se nuk mund të ndjekin tendencën e krimeve të emigrantëve duke veçuar kombësitë e ndryshme.

Adams thotë se shumica e 175,000 emigrantëve që kanë ardhur në zonë i binden ligjit dhe se “është e gabuar që banoret i konsiderojnë të gjithë si kriminelë”.

Një video e fundit që tregon një grup emigrantësh që godasin me shkelma policët në sheshin Times Square ka shtuar zemërimin publik në SHBA

Top Channel

Read Entire Article