VIDEO/ “E p*rdhunoi në sy të fëmijës”, historia tronditëse e gruas në Kosovë

7 months ago 24
Reklamë

Feride Rushiti, Drejtore në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), ishte në një lidhje me “Skype” me emisionin “Vizioni i Pasdites”, të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Feride Rushitit  është historia e gruas që u ka dhënë zë grave që kanë rënë pre e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Misioni i saj ka qenë rehabilitimi i viktimave të cilat i kanë mbijetuar llojeve të ndryshme të torturës, në veçanti të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë.

Ajo ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” historinë horror të një gruaje nga Kosova e cila pasi u përdh*nua barbarisht nga ushtarët serbë ju pre njëra dorë, dhe me gjakun e saj u mbush një biberon, i cili ju dha fëmijës së saj për ta pirë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Kanë kaluar shumë vite nga lufta, por traumat janë vështirë të kalohen. Sa është mundur të bëhet rehabilitimi total i këtyre zonjave?

Feride Rushiti: Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga lufta, ne çdo ditë dëgjojmë rrëfime të reja. A është bërë sa duhet për të trajtuar gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës, normalisht duhet bërë më shumë. Por sot atyre ju jepet një pension nga shteti, ka nga ato që janë bërë deputete, udhëheqin biznesin e tyre, por në mesin e tyre ka ende gra, madje dhe burra që ballafaqohen me stigmën.

Brikena Prifti: Sa vite keni qe keni nisur me qendrën e rehabilitimit?

Feride Rushiti: Kam nisur në Tiranë me qendrën shqiptare të rehabilitimit në vitin 1998. Ndërsa më pas në Kosovë ku bëhen 25 vite.

Brikena Prifti: Sa të lehtë e kanë këto gra apo dhe këta burra për t’i treguar?

Feride Rushiti: Është bërë një punë shumë e madhe në ndërgjegjësim shoqëror. 25 vite më vonë mund të themi se ka gra edhe vajza që janë fuqizuar. Ka gra që janë integruar në jetë. A e kanë të vështirë? Po, pasi ka shumë të tjerë që nuk vijnë të tregojnë. Ne si organizatë që nga 99-ta krahas punës tonë bëjmë edhe fushata duke punuar me mediat me organizata për të ndryshuar perceptimin shoqëror për këtë frymë.

Brikena Prifti: Cila është kërkesa e parë që bëjnë kur drejtohen tek ju?

Feride Rushiti: Në momentin e parë kur vijnë, gratë që jetojnë gjatë me një sekret të mbyllur shpërthejnë, ku ndonjëherë edhe neve an vënë përballë një situate të vështirë. Kur vijnë te ne kërkesa kryesore është të mbajmë konfidecinialitetin. Ne në organizatë kemi një qaje të tillë për tu dhënë siguri. Disa vijnë për të marrë shërbime, disa të tjera vijnë për të marrë mbështetjen financiare, disa të tjera për gjyqet.

Brikena Prifti: Historitë që ne kemi dëgjuar duke sureale, ka histori që duken të paimagjinueshme. Cila ka qenë historia më e dhimbshme për ju?

Feride Rushiti: Ka histori të panumërta në organizatë vijnë rreth 700 gra dhe burra. Një nga historitë më prekëse ka qenë para 3 viteve, ishte një grua për krimin që i është bërë asaj në prezencë të grave të tjera, janë prerë me thikë, i kanë kënduar këngë. Kjo zonjë kishte me vete dhe një fëmijë të vogël që merrte qumësht me biberon, e kishte fëmijën afër, dhe pasi e dhunojnë gruan i presin dorën, i mbushin biberon e fëmijës me gjak dhe ja japin fëmijës.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article