Hapja e portave të hidrocentralit të Komanit në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar ulje të nivelit të ujit në “Lumin e Shalës” dhe si pasojë qindra turistë janë detyruar që të kthehen pa arritur që të shijojnë bukuritë qe ka kjo zonë, ndërkohë që bizneset atje rrezikojnë që të mbyllen që në nisje të sezonit.
Guidat turistike, lundërtarët qe merren me transportin e turistëve me varka po luftojnë me rrymat e ftohta të lumit në përpjekje për t’i dërguar në destinacion, por rënia e nivelit te ujit e bën të pamundur.
/vizionplus.tv /