“I shtrirë mbi taracë dhe me syrin nën shënjestër”, këto janë pamjet e fundit që tregojnë 20-vjeçarin Thomas Mathew Cooks, para se të shkrepte armën në mitingun e ish-Presidentit Donald Trump në Pensilvani, ku u plagos ky i fundit dhe dy persona të tjerë, ndërsa një ish-shef zjarrfikëse mbeti i vrarë.
Siç shihet edhe në video Cooks qendron i palëvizur mbi çati ndërsa syrin e ka te arma dhe priti momentin për të qëlluar mbi ish-Presidentin Trump, i cili nbeti i plagosur në veshin e djathtë.
Lexo edhe :
Related Posts
Cooks qëlloi 8 herë, ku një plumb kapi Trump, ndërsa 7 të tjerët ranë mbi qytetarët, ku dy persoan mbetën të plagosur rëndë, ndërsa një tjetër humbi jetën.
Menjëherë më pas Cooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret.
Por ajo që ka bërë zhurmë sot në mediat botërore është se si Cooks arriti t’i shpëtonte mbulimit të forcave speciale dhe të ngjitjet i armatosur në një perimetër vetëm 130 metra larg pobiumit ku ndodhej Trump.
Në media kanë dalë dëshmi që tregojnë se oficerë policie e kanë parë Cooks të ngjitjej në çati por kanë qenë të frikësuar prej tij pasi ju ka drejtuar armën.
/Vizionplus.tv/