Shqipëria vijon përgatitjet intensive në Sportcenter Kaiserau të Kamenit ku vijon të jetë e grumbulluar.
FSHF ka publikuar momente ga stërvitja e kuqezinjve, të cilët janë të fikusuar te përgatitja taktike por edhe ajo fizike.
Skuadra dhe stafi teknik janë fokusuar te pjesa taktike dhe me ngarkesa fizike të reduktuara, teksa gjendja e grupit është në parametra optimale dhe nuk ka probleme fizike.
Kjo ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares në Kaiserau para ndeshjes së parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë, teksa nesër kuqezinjtë do të stërviten në stadiumin e Dortmundit, aty ku do të luhet edhe sfida me kampionët e Europës.
Në ora 17:45, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti do të jenë në konferencën zyrtare për median, që do të transmetohet edhe në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, ndërsa në ora 18:30 do do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore po në stadiumin e ndeshjes.