Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka festuar dy ditë më parë 60 vjetorin e lindjes, ndërkohë që ditën e sotme i ka ardhur një urim i veçantë nga kolegu i saj Erion Braçe.
Ndërsa socialistët ndodheshin të mbledhur në Elbasan për të diskuuar për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Braçe ka bërë një video bashkë me deputeten Kodheli ku e uron këtë të fundit përmes një citati të Papa Françeskut për jetën.
“DITA E LINDJES ESHTE DITE ME SHENJE; NUK KA RENDESI SE SA VJEC BEN. E rendesishme eshte qe ke jetuar, je gezuar, je hidheruar, ke punuar, je rrezuar, je ngritur, ke fituar, ke humbur, mbi te gjitha ke bere miq e shok kudo! Kjo eshte MIMI, ka diten e lindjes, njera nder shume ne jeten e saj!”, shkruan Braçe krahas videos së postuar.