Një makinë me pankartën “rroftë Amerika “ ka kaluar para dyerve të SPAK, ku janë mbledhur mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Personi që drejtonte makinën ka kaluar ngadalë mes mbështetësve të Berishës, teksa bërtiste “rroftë Amerika! Rroftë Altin Dumani!”.
Lexo edhe :
Related Posts
Ngjarja ka ndodhur teksa Berisha është brenda SPAK ku po merret në pyetje nga prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.
Berisha është nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, teksa prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.
Kjo masë u vendos ndaj tij pasi nuk respektoi masën e detyrimit të paraqitjes. /vizionplus.tv