VIDEO/ Samiti për Ukrainën, Rama mbërrin në Dubrovnik, pritet nga homologu kroat dhe Zelensky

1 month ago 17

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik, Kroaci, ku do të marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore”. Siç shihet në video, ai është pritur nga kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe presidenti ukrainas Zelensky.

Më herë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri me dije se kishte mbërritur në Kroaci  për të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në pjesën jugore të Dubrovnikut.

“Samiti do të diskutojë për “përpjekjet ndërkombëtare për ta afruar paqen… si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha ai.

Kroacia do të presë liderët e 12 shteteve rajonale dhe Zelenskyn në këtë udhëtim të tij për të siguruar mbështetje nga aleatët, ndërsa zgjedhjet e ardhshme në SHBA mund t’i lënë nën hije zhvillimet në Ukrainë.

Samiti do të tregojë se “i gjithë rajoni mbështet Ukrainën dhe popullin ukrainas në luftën për liri”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ai premtoi vazhdimin e “solidaritetit me Ukrainën… duke përfshirë ndihmën ushtarake”.

Së bashku me Zelenskyn dhe Plenkoviçin do të jenë krerët e shteteve, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Pjesë e samitit do të jetë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka thënë se në këtë samit “pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”.

Ndërsa, në margjinat e këtij samiti, Osmani pritet të zhvillime edhe takime të ndara me homologët e saj./vizionplus.tv

Read Entire Article