VIDEO/ Sherri për një valvul uji kthehet në tragjedi, burri vret fqinjin pas përleshjes fizike

3 months ago 20
Reklamë

Një grindje për nëj valvul uji mes fqinjëve është kthyer në një tragjedi në Kosta Rika. Dy burra bashkë me gratë e tyre fillimisht kanë debatuar me zë të lartë me njëri-tjetrin, më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën.

Siç shihet edhe në video, gjithçka është dukur normale në fillim, më pas dy burrat fillojnë të grushtohen, deri sa njëri prej tyre nxjerr pistoletën nag xhepi dhe qëllon mbi tjetrin.

Gruaja e viktimës shihet duke bërtitur dhe duke vrapuar ndërsa të shtënat vijuan, ndërsa gruaja e Zamora u përpoq ta tërhiqte atë për të ndaluar burrin e saj që të vazhdonte të gjuante me armë teksa ata iknin nga vendi i ngjarjes.

Zamora u arrestua pas incidentit dhe do të kalojë tre muaj në paraburgim.

Familjarët e të ndjerit deklaruan për mediat e Kosta Rikës se prej kohësh kishte konflikte mes Zamorës dhe Mendozës.

“Para se ky njeri të kryente atë mizori, motra ime e kishte raportuar atë disa herë, por autoritetet nuk bënë kurrë asgjë,” tha Dayli Avendaño, për median CR Hoy.

Read Entire Article