Ky është momenti ku i vihet tritol makinës së policit në Shkodër. Në videon e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, shihen dy persona të maskuar, të cilët afrohen pranë banesës së efektivit Kastriot Selimaj.
Njëri prej tyre hip mbi murin rrethues, ndërsa tjetri qëndron i qetë në rrugë.
Çfarë ndodhi në Shkodër
Makinës së efektivit të rrugores në Shkodër Kastriot Selimajt, i është vendosur një sasi tritoli në makinën e tij, që e kishte parkuar në oborrin e banesës.
Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.
50-vjeçari ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë njeri, ndërsa ngjarjen e ka lidhur me detyrën e tij si efektiv i rrugores.
“Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk di arsyet. E vetmja gje qe me ben te dyshoj eshte detyra ime si efektiv i rrugores”, ka thënë ai.
Pritet që policisë në ndihmë t’i vijnë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhe rrugicë për të bërë të mundur identifikimin e dy autorëve./vizionplus.tv