Një video tronditëse e kapur nga kamerat e sigurisë tregon sulmin që një person ka bërë ndaj vajzave që prisnin metronë në Barcelonë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të riun që godet gratë dhe vajzat që po prisnin transportin publik, madje njërën prej tyre e ka rrëzuar me forcë në tokë.
Të tjerat i ka goditur me grusht në kokë, e më pas është larguar me shpejtësi.
Ai ka qenë duke ecur dhe më pas ka nisur ti godasë, ndërsa e reja që është goditur në kokë nuk e ka vënë re pasi ishte me kufje. Deri në momentin që autori e ka goditur shumë fort, duke e përplasur në dysheme. Ajo ka marrë dëmtime, ku sipas Daily Mail, ka pësuar një shpim të daulles së veshit.
Policia po heton nëse sulmuesi, me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili ishte një kriminel i njohur me më parë për grabitje, ishte nën ndikimin e pijeve ose drogës.
Raportohet se autori ka fyer udhëtarët që e akuzuan atë për sulmin, ndërkohë që dy persona të tjerë që e kanë ndjekur nga pas, po ashtu janë sulmuar.
“Ne arrestuam një burrë për sulmin ndaj disa grave në stacionin e metrosë Camp de l’Arpa në Barcelonë. Ne po hetojmë nëse ka më shumë gra që janë sulmuar. Nëse keni qenë viktimë, raportojeni në ndonjë stacion policie”, njoftoi policia.
Top Channel