Vijojnë investimet me semaforë LED, Veliaj: Janë më estetikë, efektivë dhe të dukshëm 

7 months ago 23
Reklamë

Bashkia Tiranë vijon investimet në sinjalistikë, semaforë LED edhe në rrugën “Sami Frashëri.

Pëmes një postimi në rrjet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se ndriçimi i ri është më efikas.

“Më shumë ndriçim, më shumë kursim! Investimi më i ri te rruga “Sami Frashëri” janë semaforët LED; estetikë, efektiv dhe më të dukshëm për përdoruesit e automjeteve dhe kalimtarët. Super”, shkruan Veliaj.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

Top Channel

Read Entire Article