“Viza Amerikane me garanci 100%”, zbardhet dëshmia e Renato Nastos: Kam ndihmuar qytetarët, nuk kam mashtruar

9 months ago 27

Ditën e djeshme, 8 shkurt, pesë persona u arrestuan dhe një u shpall në kërkim, pasi mashtronin qytetarët duke u marrë deri në 10 mijë euro në këmbim të vizës amerikane.

I dyshuari kryesor është Renato Nasto, i cili nëpërmjet rrjetit social “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, me emrin “viza_amerikane_insider”.

Lexo edhe :

Related Posts

Vizion Plus ka siguruar dëshminë e Nastos, i cili para  gjyqtares Migena Laska ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi ti bënin vetë, me vlerë 100-150 euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, mësohet të ketë thënë Nasto.

Të tjerët, sipas burimeve brenda seancës kanë kërkuar ndjesë. Burime bëjnë me dije se në seancë, organi i akuzës ka pretenduar se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto, për vizën kërkonte 10 mijë euro.

Në rast se ata nuk i kishin lekët, lidhte një kontatë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin paratë borxh.

Avokatët kundërshtuan prokurorinë duke pretenduar se të tjerët kanë qenë viktima. Gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për vendim.

Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa për vajzën Klea Prifti, organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”./vizionplus.tv

Read Entire Article