Vizita e Blinken në Shqipëri, nisin përgatitjet e para për pritjen e sekretarit amerikan

7 months ago 6
Reklamë

Kanë nisur përgatitjet e para për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, i cili do të vizitojë Tiranën në 15 shkurt.

Në fasadën e jashtme të fakultetit të Inxhinierisë është varur një banderolë e madhe me fotografinë e sekretarit amerikan, në të cilën shkruhet: “Mirëse erdhët zoti Blinken”.

Po ashtu, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamuj amerikanë.

Pak ditë më parë, në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama tha se Blinken do të gjejë në Shqipëri një aleat të palëkundur të Shteteve të Bashkuara.

Në axhendën e tij, Blinken ka parashikuar takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani./vizionplus.tv

Read Entire Article