Një trup i pajetë është gjendur brenda një kanali në Vlorë.
Policia në një njoftim për mediat bën me dijse se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.L 54-vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal.
“Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./vizionplus.tv