Jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe për festat fundviti, Vlora vijon të jetë një nga destinacionet e preferuara për vizitorët vendas e të huaj.
Rezervimet në hotele e restorante, në këto ditë prag festash, tregojnë se shumë njerëz kanë zgjedhur që ta festojnë natën e Krishtlindjeve dhe atë të ndërrimit të viteve, në qytetin bregdetar.
“Këtë vit ka pothuajse pjesa më e madhe te restoranteve është mbyllur, në disa subjekte janë vetëm pak vende të lira. Hotelet kanë marrë rezervime. Të gjithë restorantet kanë bërë paketat e tyre me një organizim perfekt. Ky vit do të jetë një vit më i mirë për ne”, tha Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik të jugut.
Vitet e fundit Vlora është kthyer në një nga destinacionet e preferuar për shumë qytetarë.
“Jemi drejt fundit të prentimeve, jo vetëm në hotelin tonë për në gjithë qyetetin. Në vlorë mund të festohet jo vetëm sezoni veror por edhe ai dimëror”, tha Emanuel Hazizaj, menaxher hoteli.
Një nga arsyet për këtë fluks të shtuar vizitorësh, sipas operatorëve turistik mbeten çmimet e pandryshuara.
Top Channel