Vodhën fugonin nga parkimi dhe e fshehën në pyll, arrestohet 19-vjeçar! Nën hetim dy të mitur

9 months ago 22

Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur në fugon nga parkingu dhe e ka fshehur në pyll në Koplik.

Këtë vjedhje e denoncoi pronari i fugonit shtetasi V.Gj i cili deklaroi para policëve se persona të panjohur i kishin vjedhur fugonin dhe ishin larguar.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të imtësishme në zonë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i automjetit i cili ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article