Votuesit irlandezë i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet lokale dhe ato europiane që zhvillohen sot në ditën e dytë.
Fushata u dominua kryesisht nga çështja e emigrantëve dhe mungesa e banesave përballë kërkesave për blerje dhe qira.
Çfarë vihet në re fletët e votimit, ndryshe nga vitet e tjera, është numri i lartë i kandidatëve të ekstremit të djathtë, por megjthatë mbetet për tu parë, se sa prej tyre do të zgjidhen.
Qytetarët e republikës Çeke gjthashtu votojnë sot dhe nesër për të zgjedhur 24 ligjvënës për në parlamentin europian i cili ka ne total 720 vende.
Procesi maratonë i votimit për zgjedhjet europiane nisi një ditë më parë me holandën, ndërsa të gjitha vendet e tjera të BE, do të votojnë gjatë fundjavës.
Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së COVID-19, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit të Strasburgut.
Rezultatet në mbarë Evropën janë planifikuar të shpallen të dielën në mbrëmje, pasi të gjitha vendet evropiane të kenë përfunduar votimin. /vizionplus.tv