Tre fëmijët e Pëllumb Matës, që dyshohet se vranë dhe groposën në atin në kasollen e bagëtive, mbërritën para Gjykatës së Durrësit
Seanca për “vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve H. Meta, H. Meta dhe A. Meta te dyshuar për kryerjen e veprave penale te parashikuar nga neni 79/c,278/4 dhe 303 e 25 te K.Penal“, pritet të nisë këtë mesditë.
Ata janë paraqitur pa avokat, ndaj gjykata do të caktojë avokat kryesisht për mbrojtjen e tyre.
Hygerta, Hysen dhe Amarildo Mata u arrestuan, nën dyshimin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ekzekutuan të atin. Sipas tyre, dhuna në familja dhe vendimi për të fejuar Hygertën, 19 vjeçe, i shty drejt këtij akti ekstrem.
E reja mori përsipër krimin dhe deklaroi se veproi e vetme duke shfajësuar vëllezërit dhe të ëmën. Ajo tregoi se groposi të atin në kasollen e lopës dhe zhvendosi automjetin e tij disa kilometra larg banesës, në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia, për të larguar dyshimet nga banesa e saj. Megjithatë, hetimet nxorën në dritë të tjera fakte. Vrasjen e kreu djali. Ekzekutimi ka ndodhur në një dhomë të shtëpisë dhe më pas trupi është zhvendosur në kasollen, që ndodhej në oborr.
Top Channel