“Arrest me burg” vendosi gjykata e Shkallës së parë e rrethit gjyqësor Fier gjatë seancës së sotme për përcaktimin e masave të sigurisë për autorin e vrasjes dyfishtë në Kurjan të Rroskovecit tre ditë më parë si dhe të 3 bashkëpunëtorëve të tij.
Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë së shtetit ndërkohë që familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës gjykatës në distance.
Lexo edhe :
Related Posts
Në orën 14 janë paraqitur:
Altin Kukaj 49 vjeç autori
Ervis Kukaj 21 vjeç djali
Emauris Kukaj 18 vjeç djali
Tomori Zykaj 67 vjeç Cukalat BR
Pas shqyrtimit të provave dhe argumenteve, gjyqtarja Glediana Bregu vendosi të vendosë masën e sigurisë “arrest me burg” për të katër të akuzuarit.
Si ndodhi ngjarja
Një debat për motive të dobëta mes punëtorit të pularisë në pronësi të Altin Kukës dhe djemve të dy viktimave Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, u bë shkak i vrasjes së këtyre dy të fundit një ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Pasi është konfliktuar me djemtë e viktimave, të moshës 21 dhe 25 vjeç, punëtori mesa duket ka kërkuar ndërhyrjen e djalit të autorit.
Pasi kanë debatuar dy herë, djemtë kanë përplasur makinat me njëri tjetrin.
Pas kësaj autori i ngjarjes, Altin Kuka, kur mësoi për konfliktin nga djali i tij, mori një automatik që e mbante në shtëpi dhe shkoi menjëherë në lokalin e vogël në pronësi të dy vëllezërve Vladimir dhe Gramos Kurtaj./vizionplus.tv