Vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Iraku: Izraeli ka kaluar të gjitha vijat e kuqe

1 month ago 29

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani ka reaguar pas vrasjes së komandantit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

“Sulmi i së premtes në bastionin e Hezbollahut në Bejrutin jugor që vrau udhëheqësin e grupit të mbështetur nga Irani ishte një sulm i turpshëm dhe një krim që tregon se entiteti sionist ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”, tha kryeministri Sudani

Hassan Nasrallahu udhëhoqi grupin militant për më shumë se tre dekada.

Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror të premten. Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit. /vizionplus.tv

Read Entire Article