Një alarm është ngritur edhe në Iran pas konfirmimit të vrasjes së Hassan Nasrallah nga ushtria izraelite dhe në lidhje me marrëdhëniet “vëllazërore” që bashkojnë Teheranin me Hezbollahun.
Në këtë kontekst, burime iraniane i thanë Reuters se lideri suprem i vendit, Ali Khamenei, u dërgua në një vend të sigurt me siguri të shtuar, menjëherë pas njoftimeve zyrtare të IDF për Nasrallah.
Lexo edhe :
Related Posts
Të njëjtat burime theksuan se Teherani është në kontakt me Hezbollahun dhe aleatët e tjerë në rajon për të përcaktuar hapin tjetër pas vdekjes së Nasrallah.
Khamenei, në një deklaratë pasi ushtria izraelite tha se kishte vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha: “Fati i këtij rajoni do të përcaktohet nga forcat e rezistencës, me Hezbollahun në ballë”, njoftuan mediat shtetërore. /vizionplus.tv