“Po luanim me armën se kishte siguri”, dyshohet se ka pohuar 39-vjeçari nga Shqipëria, i cili ditën e sotme ka qëlluar në kokë dhe ka vrarë partneren e tij 29-vjeçare në zonën e Kaminisë, në Heraklion.
Sipas cretalive.gr, burime policore raportojnë se autori i vrasjes në Heraklion po kërkon të justifikojë krimin brutal. Përveç kësaj, siç theksojnë ata, armë nuk kishte asnjë siguri.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas informacioneve, mes çiftit kishte pasur një sherr dhe se pasi qëlloi gruan, shqiptari njoftoi shërbimet e urgjencës, por tashmë ishte tepër vonë.
Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia.
Sipas informacioneve gruaja kishte një plagë plumbi në anën e kokës, pranë veshit.
Si u krye krimi?
Autori 39-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka shqetësuar më parë autoritetet për drogën, dyshohet se ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpinë ku jetonte me partneren e tij 29-vjeçare rumune.
Më pas me armën që e posedonte në mënyrë të paligjshme e ka qëlluar për vdekje në kokë dhe ka telefonuar në EKAV.
39-vjeçari ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar me pistoletë partneren e tij.
Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe kishte tre gëzhoja, ndërsa sipas informacioneve në zonë u gjet edhe një gëzhojë./vizionplus.tv