Një burrë është qëlluar për vdekje në metronë e Bruklinit. Mediat raportojnë se 45-vjeçari Richard Henderson, u qëllua për vdekje në perëndim të stacionit Rockaway Avenue.
Sapo morën sinjalin forcat e policisë shkuan në vendngjarje ku e gjetën Hendersonin me plagë të shumta në shpinë dhe në shpatull.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Policia dyshon se Henderson mund të mos ketë qenë shënjestra e atentatit, dhe se mund të jetë vrarë gabimisht.
Siaps policisë Henderson mund të ketë rastitur në grindje mes dy personave të tjerë dhe është qëlluar gjatë shkëmbimit të zjarrit.
/Vizionplus.tv/