Një grua me origjinë shqiptare është vrarë me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Frosinone, Itali.
Policia italiane ka arrestuar partnerin e saj 50-vjeçar, Oreste Raponi, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.
Vrasja ka ndodhur pas një debati mes çiftit. Gruaja është goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë në moment.
Sipas medieve italiane, autori dyshohet se ka qenë nën efetkin e alkoolit. /vizionplus.tv