Vuçiç: Kosova fjala më e shtrenjtë për çdo serb, pika jonë më e dhimbshme

1 month ago 35

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç prej disa minutash ka dalë në një konferencë për mediat ku po mban një fjallë për qytetarët serbë.

Në fjalën e tij Vuçiç theksoi se ekonomia serbe është shumë e mirë dhe e qendrueshme, por ajo që mbetet pikë e dhimbshme është Kosova dhe Metohia.

“Ekonomikisht po përparojmë shumë shpejt, shumë mirë, ndoshta edhe shkëlqyeshëm, siç thonë parametrat dhe treguesit ekonomikë. Por ajo që mbetet pika jonë më e dhimbshme dhe e vështirë, nuk ka dyshim është Kosova dhe Metohia”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Kosova është fjala më e shtrenjtë për çdo serb, dhe në të njëjtën kohë fjala më e lehtë, shpesh me një lehtësi të papërshkrueshme të papërgjegjshmërisë.

Read Entire Article