Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin pritet të takohet sot me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kjo vizitë ka sjellë reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Departamenti i Shtetit nënvizoi se “SHBA vlerëson partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit rus në Evropë dhe ofrimin e saj të ndihmës humanitare për popullin ukrainas.”
Sipas departamentit, në fokus mbetet puna me liderët në Serbi për të forcuar partneritetin strategjik mes SHBA dhe Serbisë.
DASH ndër të tjera vëren se qëndrimi amerikan për Aleksandër Vulin është i mirënjohur, pasi ai mbetet nën sanksionet amerikane.
Një ditë më parë Bashkimi Europian tërhoqi vëmendjen se mbajtja e raporteve normale me Rusinë në kohën e agresionit ndaj Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE./vizionplus.tv