Zbardhet vrasja në Shkodër, një i arrestuar e tre në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodolit

2 months ago 37

Policia e Shkodrës ka  zbardhur vrasjen e Elis Rroshkodolit, 36-vjeçari që u ekzekutua një javë më parë në një nga kafenetë e qytetit.

Agjentët kanë arrestuar një 26-vjeçar, si një prej organizatorëve të atentatit ndërsa kanë identifikuar edhe 3 të tjerë bashkëpunëtorë në krim, të cilët janë shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga hetimet e kryera rezulton se këta 4 persona kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Elis Rroshkodolit.

Gjithashtu policia ka zbuluar edhe një garazh në Tiranë, që iu shërbente atyre, si bazë për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

3 makina të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së rroshkodolit janë sekuestruar si provë nga policia.

14 plumba depërtuan trupin e viktimës nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga pistoleta me silenciator, paraditen e së premtes së 30 gushtit.

Viktima Rroshkodoli nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh.

Në vitin 2023, ai ishte autori i dyshuar për  plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku ishte arratisur drejt Stambollit.

Read Entire Article