Zbulohen detaje nga operacioni “Tempulli 3” në Tiranë, droga dërgohej me taksi te porositësi, skema që përdorej

4 months ago 20
Reklamë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës.

Sipas burimeve, mësohet se ky grup kriminal për të kryer veprimtarinë për shpërndarjen e lëndës narkotike, përdornin një numër celulari që shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një call center, i cili shërbente në një dhomë në Laprakë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kjo dhomë funksiononte 24 orë me të paktën 3 persona që shërbenin si operatorë. Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe drogë.

Kokat e grupit dyshohet se janë të arrestuarit në muajin shkurt Fatjon Çiçi dhe Ervis Gorellari, Enea Sulejmani, Shkëlqim Osteni dhe Igli Begaj.

Në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit të së enjtes janë të paktën 3 taksistë. Ndërkohë, përveç porosive që bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal.

Për të ruajtur drogën, ky grup përdorte kryesisht banesa të marra me qira. /vizionplus.tv

Read Entire Article