Zbulohet kush e publikoi video-skandalin e Princit dhe Elias, Blerta Celibashi: Telefonin e futa në lavatriçe

5 months ago 42

Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan më shumë qytetari divorcin e tyre pas 7 vitesh martesë. Por, vetëm pak ditë më vonë idealin që kishin ngritur te një pjesë e mirë e shqiptarëve, se çifti perfekt ekziston u rrëzua dhe një video skandal bëri xhiron e mediave në vend.

Më 6 mars, denoncimet për dhunë në polici nga të dya palët zbuluan se divorci i çiftit nuk ishte i paqtë.

Lexo edhe :

Related Posts

Prokuroria e Tiranës, pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje ndaj Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj, ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në atë kohë, Oborri Mbretëror pretendoi se videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu.

Por Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik. Celulari është kërkuar nga prokuroria por ky i fundit nuk e ka dorëzuar, duke deklaruar se e ka thyer nga stresi.

Nga verifikimet ka rezultuar se kjo video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se është në lidhje, Blerta Celibashi.

Kjo e fundit pasi ka marrë videon, pamjet i dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe.

Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë.

Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën sepse pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria./vizionplus.tv

Read Entire Article