Zbulohet shkaku, çfarë e shkaktoi zjarrin në Dhërmi

4 months ago 43

Një vatër zjarri u përhap pasditen e kësaj të enjte në Dhërmi duke rrezikuar djegien e dhjetërave banesa.

Policia njofton se shkak është bërë një shkëndijë elektrik, ku si pasojë e linjës së tensionit të lartë, janë djegur disa sipërfaqe me bimësi të ndryshme.

“Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./vizionplus.tv

Read Entire Article