Në supermarketet franceze, kryesisht në katër dyqane Grand Frais janë gjetur dhjetëra kilogramë kokainë të fshehura nën paletat me banane.
Sipas mediave të huaja, stafi është habitur kur kanë gjetur drogë të fshehura nën paleta.
Ata ishin të shqetësuar se mos droga kishte rënë në kontakt me frutat, çka do të sillte problem tek klientët.
Siç shkruajnë mediat e huaja, dyshohet se droga e kishte origjinën nga Kolumbia. Policia po punon për të gjetur se kush “fshihet” pas këtij krimi dhe se për ku ishte nisur droga.
Olivier Caracotch, prokurori publik për Dijon, në Burgundy, tha se 10 kg kokainë ishin gjetur në dorëzimin e frutave në dyqanin Grand Frais në Beaune. Midis 10 kg dhe 12 kg u gjetën në dërgesa të ngjashme në tre dyqane të tjera.
Një zëdhënës i Grand Frais tha: Ne po punojmë ngushtë me policinë për të siguruar që hetimi të ecë pa probleme dhe që stafi dhe klientët tanë të jenë të sigurt.
Ky nuk është rasti i parë që trafikantët e drogës zgjedhin frutin e bananes për të shpërndarë kokainë. Janë kapur disa dërgesa kokaine, ku shumicat e kanë pasur origjinën nga Kolumbia.
Në korrik, qentë nuhatës gjetën 6,000 kg kokainë me vlerë rreth 173 milion £ të fshehura në një dërgesë bananeje në Ekuador që ishte destinuar për në Gjermani. Në gusht, agjentët doganorë në qytetin verior grek të Selanikut zbuluan rreth 93 kg kokainë në një anije nga Ekuadori që transportonte banane.
Në maj, rreth 250 kg kokainë u gjetën të fshehura në kuti bananesh në një depo në Colmar në Francën lindore. Policia gjeti gjithashtu një pajisje gjurmuese GPS në ngarkesë. Detektivët besuan se droga ishte menduar të dërgohej në Gjermani, por ishte dërguar gabimisht në Francë.
Në mars, doganierët bullgarë kapën 170 kg kokainë nga një anije që transportonte banane në Evropë nga Ekuadori, ndërsa një muaj më parë, zyrtarët thanë se kishin gjetur 5.7 kokainë në një dërgesë të ngjashme. /vizionplus.tv