Zelenski vjen për herë të parë në Tiranë, zbulohet data

7 months ago 18
Reklamë

Agresioni rus në Ukrainë vijon të marrë vëmendjen e shumë shteteve.

Ukraina është mbështetur jo vetëm nga Europa, por edhe SHBA, ndërsa presidenti Volodimir Zelenski ka bërë apel për ndihmë ushtarake herë pas here, ndërsa ka marrë pjesë virtualisht në samite të ndryshme që janë zhvilluar për Ukrainën.

Kohët e fundit, Zelenski ka zhvilluar takime fizike edhe në SHBA e vende të tjera të Europës, ndërsa në një vend jashtë Unionit do e zhvillojë pas disa ditësh.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema raporton se më 28 shkurt në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën, ku i pranishëm do jetë edhe presidenti Volodimir Zelenksi.

Një ditë më pas, më 29 shkurt do të një takim me vendet e Ballkanit Perëndimor po në kryeqytetin shqiptar./vizionplus.tv

Read Entire Article