Zelensky vlerëson mbështetjen e Shqipërisë: Presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane

8 months ago 19

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky falënderoi Shqipërinë për solidaritetin e palëkundur që ka treguar me Ukrainën.

Ai reagoi në platformën X ndaj mesazhit të presidentit, Bajram Begaj, i cili përmes një postimirikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas, në dyvjetorin e luftës me Rusinë.

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shkruan Zelensky.

Top Channel

Read Entire Article