“Zgjedhorja”/ PS-PD pa kompromis, mazhoranca refuzon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore

4 months ago 22

Nga Enkelejda Mema

Nga tryeza e rradhës për reformën zgjedhore socialistët dhe demokratët dolën pa një marrëveshje. Partia Socialiste i tha një jo të prerë kërkesës së Partisë Demokratike për rikthim të koalicioneve parazgjedhore.

 “Ata gjithçka e kanë kushtëzuar me 5 qershorin por në këtë pikë unë nuk i ndihmoj dot dhe nuk mund të rri vendi peng i një fatë që i përket katër viteve më parë, thjesht ka vlerë kalendarike”, tha deputeti i PS Damian Gjiknuri.

“E di që ai koalicion kthen opozitën në pushtet dhe prodhon rrotacionin politik. Rrotacioni politik do të hap gropën jo vetëm politike por edhe penale të Edi Ramës dhe të tijëve”, shtoi deputeti i PD Oerd Bylykbashi.

Aq të panegociueshme janë për PS-në lejimi i koalicioneve me listë të përbërë edhe kur bëhet fjalë për dhënie mendimi nga ndërkombëtarët.

 “Koalicioni siç ka qenë më përpara të futet si altenativë në kodin zgjedhor bashkë më atë që është sot dhe partitë politike të zgjedhin opsionin që duan. Kërkuam që ky ti çhet për opinion OSBE-ODIHR. Por edhe kjo u refuzua”, tha Bylykbashi.

Pa një vendimarrje mbetet vota e diasporës. PS është e hapur për një marrëveshje thuasje sipas propozimeve të PD-së, ndërsa për këtë të fundit ajo është e lidhur drejpërdrejt vetëm me rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë.

 “Duke sigruar që vota do të llogaritet në qarkun respektiv ku ka pas vendbanimin e fundit. E dyta, lehtësia e procedurës së rregjistrmit përmes KQZ dhe t’ia lemë detyrë KQZ zbatimin e detajeve teknik edhe për postën”, deklaroi Gjiknuri.

“Koalicionet janë çështja thelbësore e cila do t’i japi mundësinë e zgjidhjes të gjithja çështjeve të tjera, që janë vota e diasporës dhe barazia e votës”, tha Bylykbashi.

Po aq mungon dakordësia edhe për përllogaritjen e mandatit të deputetit

“Këtu ne jemi të hapur për konsensus, në të kundërt  lista që është në fuqi mund ta interpretojë KQZ që është e hapur 100%”, tha Gjiknuri.

Me gjithë kundërshtitë grupi politik do të provojë serisht të gjejë dakordësinë të paktën për dy çështjet që ia detyron Gjykata Kushtetuese, votën e diasporës dhe herësin./vizionplus.tv

Read Entire Article