Zjarri në Fier, shefi i zjarrëfikëses jep detajet: Flakët janë vënë nën kontroll, rrezikohej një lagje e tërë

9 months ago 27

Shefi i zjarrfikësve të Fierit, Zija Hyka dha detaje lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe me shkurre në fshatin Hambar mbrëmjen e sotme.

Hyka u shpreh se zjarri rrezikonte një lagje të tërë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve tashmë është izoluar dhe nuk përbën asnjë rrezik. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Lexo edhe :

Related Posts

“Zjarri fillimisht ishte në pjesën e lumit ku po digjeshin shkurre. Rrezikohej një lagje e tërë “Goxhaj”, nuk mund të dimë saktësisht sesa banesa rrezikoheshin sepse është errësirë por zjarri për momentin është izoluar komplet. Është larg banesave, nuk solli asnjë dëm vetëm u dogjën shkurre dhe kallamishte”, u shpreh Hyka./vizionplus.tv

Read Entire Article