Një zjarr i madh ka renë rreth mesditës në fshatin Kërkovë. Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit të cilat janë të mbjella kryesisht me ullinjë dhe pemtari të zonës.Reparti zjarrfikës është lajmëruar nga banorët e zonës duke shkuar në vendin e ngjarjes. Më tepër se 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e flakëve.
Terreni kodrinor dhe i thepisur e ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre. Pas shumë minutash në luftë me flakët duke ndërhyrë për ta fikur zjarrin në terren, efektifët zjarrfikës e kanë vendosur nën kontroll. Vatra e zjarrit dyshohet të ketë qënë e qëllimshme.
E vendosur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, teksa e favorizuar nga era ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha.Si rrjedhojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj dhe pemtari të zonës.
Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.Për shumë minuta nëse flakët do të avanconin rrezikonin të digjeshin banesa që gjendeshin aty pranë.Ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse ka parandluar vatrën e zjarrit të avancojë./vizionplus.tv