Amnistinë penale bashkë me opozitën/ Votohet në parim në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, PS kërkon bashkëpunim

5 months ago 18
Reklamë

Sagës së gjatë të diskutimeve për amnistinë nga ku do të përfitojnë mbi 700 dënuar dhe 2000 persona të tjerë në shërbim prove po i vjen fundi.

Komisioni parlamentar i sigurisë miratoi në parim projektligjin ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, shprehu gatishmërinë në hartimin e  një opinioni për amendamentin e Enkelejd Alibeajt.

Enkelejt Alibeaj ishte i vetmi nga opozita i përfshirë në diskutime nga ku edhe njëherë tjetër shpjegoi se amendamenti i tij, që synon amnisti dhënie për protestuesit jo vetëm të protestave të opozitës por edhe të atyre pjesëmarrës në protestat e shembjes së teatrit apo në Astir.

Deputetët socialist në diskutimet nen për nen sollën disa propozime të tjera.

Kryetari komisionit të sigurisë kombëtare i shpjegoi anëtarëve socialist rrugën që duhet të ndjekim me propozime.

Top Channel mëson se në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist është kërkuar të miratohen në komisionin e ligjeve tre amendamentet e opozitës me propozues Enkeljed Alibeajn, Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferi.

Është vendosur më miratimi amnistisë  në parlament e cila kërkon 84 vota në seancën e 22 Shkurtit.

Top Channel

Read Entire Article