PD dhe PS marrëveshje për Kodin Zgjedhor, Basha: Pazari i radhës në kurriz të qytetarëve

2 months ago 21

Lulzim Basha ka folur për Kodin Zgjedhor që pritet të votohet sot në Kuvend, pasi PD dhe PS arritën një marrëveshje.

Basha tha se ky është pazari i radhës i dy palëve që në fakt janë një parti dhe theksoi se listat do të mbyllen, duke çuar në Kuvend ata që zgjidhen nga kryetarët e partive.

Sipas tij, motive i kësaj marrëveshjeje është frika që të dyja palët kanë, me në krye kryeministrin Rama.

“Të dashur qytetarë, në këtë ditë të nxehtë, siç është bërë traditë, në fund të seancave të verës e të dimrit, bëhen edhe pazaret më të ndyra në kurrizin tuaj. I tillë është edhe pazari që pret të marr votat e dy palëve që në fakt janë një parti.

Sot listat janë 100% të hapura, janë të hapura për arsyen e thjeshtë se kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese, që kandidati që merr më shumë vota nga qytetarët të jetë përfaqësuesi i tyre në Kuvend.

Në këtë moment që flasim me vendim të Gjykatës Kushtetuese, listat janë 100% të hapura. Pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme është mbyllja e këtyre listave, kyçja e këtyre listave. Dua të jem i qartë pse shprehem kështu.

Ustallarët e pazarit të djeshëm e të sotëm e kanë ndarë listën në dy klasa, “business class” për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët. Në të parët futen kandidatë që i vendos kryetari i partisë.

Është një listë dopio e kyçur. Tani vijmë të motivet që i bëjnë këto dy palë një parti. Nuk janë paratë, janë provat që iu duhen kryetarëve të këtij teatri të ulët, provat që iu duhen për një motiv edhe mbi të. Motive kryesor i kësaj që po ndodh është frika. Frika në radhë të parqë e kryeministrit i cili ka disa çështje të hapura në hetim penal”, tha Basha. /vizionplus.tv

Read Entire Article