Seancë maratonë/ Çfarë pritet të ndodh në Kuvend këtë të enjte, “Zgjedhorja” kalon për votim të premten

2 months ago 24

Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar do të zgjasë dy ditë për shkak të agjendës së ngjeshur të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Pritet që gjatë ditës së parë të të miratohen emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë që ditën e nesërme do të kalojë për votim edhe drafti i dakordësuar mes PS dhe PD për sa i takom Reformës në Drejtësi.

Gjatë ditës së sotme pritet që të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi

Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.

Read Entire Article