Atentati në Kurbin/ Pista e hetimit një vrasje e ndodhur disa vite më parë, objektivi Dritan Gjeloshi i gjykuar për këtë çështje

1 week ago 28

Një vrasje e ndodhur në vitin 2002 dyshohet se është shkaku kryesor i atentati që ndodhi në Kurbin dy ditë më parë.

Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, treguan skedën e objektivit të atentatit, Dritan Gjeloshi.

Gjeloshi është gjykuar për vrasje në rrethana cilësuese për një ngjarjeje të 28 nëntorit 2002, në aksin Milot-Fushë Krujë, që lidh fshatin Gorre me autostradën.

Pas një shkëmbimi me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasja Marije Prenga është plagosur Kastriot Prenga dhe Vitore Prenga. Në vendin e ngjarjes gjatë asaj kohe mbeti i plagosur edhe vetë Dritan Gjeloshi.

Hetimi provoi 22 vite më parë se Kastriot Prenga së bashku me xhaxhain, nusen e xhaxhait, Marie Prenga, dhe dy motrat e tij, kishin qenë në fshatin Gorre për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshit, të ndjerit Mark Mashi.

Përpara ceremonisë mortore Kastriot Prenga kishte shkuar më herët për të marrë dërrasa në shtëpinë e Gjon Gjeloshi, i cili ishte komshi me Mark Mashin, pasi synonte të akomodonte njerëzit që do t’i ngushëllonin ditën e fatkeqësisë.

Në këtë moment Prenga është konfliktuar me Gjon Gjeloshin, i cili ka pretenduar se policia i kishte keqtrajtuar fëmijët (pjesë e te cilëve ishte edhe Prenga).

Ngjarja precipitoi në fund të ceremonisë mortore kur Kastriot Prenga teksa po drejtonte kamionçinën kishte si pasagjere pesë të afërm me të cilët po kthehej në banesë.

Dëshmitarët treguan se rruga ju është ndërprerë nga Dritan Gjeloshi, i cili i qëlloi me automatik me 21 plumba duke lënë të vrarë një grua dhe plagosur dy të tjerë.

Ai mbeti dhe vetë i plagosur mbasi nga këqyrjet e atëhershme u konstatuan gëzhoja të qitura dhe nga një pistoletë me të cilën hetimet provuan se kishte qëlluar Prenga.

Dritan Gjeloshi për këtë krim ishte dënuar me 20 vjet burgim.

Top Channel

Read Entire Article