10-vjetori i Procesit të Berlinit, zbardhet agjenda! Të pranishëm Rama, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Von der Leyen

4 days ago 32

Ditën e hënë liderët e Ballkanit Perëndimor do të mbliidhen në kryeqytetin e Gjermanisë në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori ka mësuar se i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Po ashtu gazetari Ermal Qori ka zbardhur edhe agjendën e takimit, ku pritet të nënshkruhen edhe në sërë marrëveshjesh të rëndësishme, ku në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Sipas asaj që është parashikuar në agjendë dita do të nisë me pritjen e kancelarit të Gjermanisë Olaf Sholz, ku të pranishëm pritet të jetë edhe lidërët e Ballkanit Perëndimor.

Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Ndërkohë që në pjesën e dytë do të diskutohet tema e “Gjelbërt, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.

Agjeda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit:

-14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale

DRAFT AGJENDA

-09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë

-10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz

Ndërhyrja e KOM

-10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal

formati: 1+2

-11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje

-11.30 – 12.20 Sesioni 2: Axhenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia

formati 1+2

-12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit

Ceremonia e nënshkrimit

-12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile

Forumi

-13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)

Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit; formati: 1+0, Salla e banketeve

-14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp

Kujtojmë që Procesi i Berlinit është një iniciativë e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Read Entire Article