Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjës.
Në një postim në rrjetin social, Begaj shkruan se atdhetarët shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi, duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar.
Nderim për modelin e tyre patriotik, përfundon Begaj reagimin e tij.
“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.
Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë.
Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar.
Nderim për modelin e tyre patriotik!”, shkruan Begaj./vizionplus.tv