11 urdhër arreste ka lëshuar Prokuroria e Sarandës për disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët lejuan ndërtimin e një hoteli në Sarandë, që rezulton të jetë në pronësi të ish-Drejtorit të ALUIZNI-t Mariel Murati.
Ky i fundit kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate.
Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel me 7 kate, i cili funksionon si i tillë prej 2 vitesh.
Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër.
Të gjithë zyrtarët e përfshirë akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshem”.
Ndërkohë nga operacioni policor janë kapur vetëm 8 prej zyrtareve.
Zyrtarët e arrestuar
Ermen Stroka- me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë
Erald Lika- me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë
Ina Papa-me detyrë specialiste në Drejtorine vendore të DVASHK Sarandë
Viktor Qesari- me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë
Tonin Simoni-me detyrë ish inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë
Oltion Durmishi- me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë
Denis Balili- me detyrë ish specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë
Manushaqe Saliko-me detyrë ish specialiste/inspektore në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht drejtor i Fondit të sigurimit të kujdesit shendetësor, Kozeta Statha, ish-Drejtore e angjensisë së kadsatrës dhe Andri Dhima, ish-Drejtor i kadastrës Sarandë.
Hoteli i Mariel Muratit ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivi, në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura./vizionplus.tv