21 janari në SPAK, Basha: Jam në dispozicion të drejtësisë, një nga përgjegjësit u bë President

3 months ago 27

Lulzim Basha gjatë një konference për mediat u është përgjigjur interesit të gazetarëve për 21 Janarin, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që kjo çështje të hetohet nga SPAK.

Ai deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë për çdo pyetje që mund të kenë për 21 Janarin.

“Jam në dispozicion të drejtësisë për 21 janarin. Pres zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Basha.

I pyetur se kush janë personat që urdhëruan zjarrin, Basha nuk dha asnjë emër, por deklaroi se një nga personat përgjegjës për 21 janarin u bë President (Ilir Meta).

“Përpjekja për ta kthyer këtë konferencë për shtyp në një seancë të parakohshme. Këto 13 vite janë graduar pushkatarët. Kjo ka katër dimensione, dimensioini ligjor të hetohet nga fillimi në fund. Pushkatarët i gradoi Rama. Personin që u bë 21-janari Rama e bëri president. Për 21 janarin keni njjerëz të pafytyrë dhe dyfytyrë, keni dhe një person koherent që jam unë”, deklaroi Basha.

Read Entire Article