A do të ndikojë fitorja e Trump te drejtësia shqiptare? Avokati përgjigjet në Quo Vadis

3 hours ago 18

Fitorja e Donald Trump në SHBA shihet si fitorja e shpëtimit jo vetëm për amerikanët, por edhe për shqiptarë, ku mes tyre ka dhe politikanë që mendojnë se do të ketë ndikim edhe te drejtësia, por sa e vërtetë është kjo?

I ftuar në “Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, avokati Redon Meksi deklaroi se nuk do të ketë aspak ndikim.

Sipas tij çdo kush duhet të kërkojë te drejtësia fakte dhe prova, e jo të ketë perceptime dhe hamendësime.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A do të ketë ndikim fitorja e Trump te drejtësia shqiptare?

Meksi: Jo nuk ka për të ndikuar. Drejtësia? Nuk do duhej të vijnë dhe të ndërhyjnë në Shqipëri. Nuk ka drejtësi me listë. Nuk ka perceptim se Rama është fajtor, Berisha është fajtor, duhet të shohim faktet dhe provat. Nëse drejtësia do të ndikohet kjo është gjë e keqe për mua. Nuk besoj se do të ndryshopjë gjë tani. Mund të jetë politike, por mund të jetë dhe shpërdorim. Por po të shohim nuk kalon direkt nga DASH, por kalon nga USAID dhe forma të tjera sa vjen deri këtu. Unë do të doja të kishim mënyrën e interpretimit të ligjit si në SHBA.

Read Entire Article